Flash

Ish-trajneri i Interit të Ronaldos në gjendje të rëndë

Lapsi.al 22 June 2019
Ish-trajneri i Interit të Ronaldos në gjendje të rëndë

Bota e futbollit është në ankth për Gigi Simoni. Ish-trajneri i Inter, 80 vjec të mbushur në 22 janar, është shtruar në gjendje të rëndë në repartin e terapisë intensive të spitalit Cisanello të Pisa, pasi është ndjerë keq në banesën e tij në San Piero a Grado (Pisa). Situata klinike është vazhdimisht e monitoruar nga sanitarët, por shëndeti i ish-trajnerit nuk është i mirë.

Simoni i ka dedikuar futbollit 60 vjet e vetëm pak vite më parë është tërhequr në jetën private, pasi së fundmi ishte drejtues i Gubbio. Si lojtar ka fituar një kupë Italie me Napoli në sezonin 1961-62 e kampionatin italian të serie B me Genoa në sezonin 1967-68. Më e pasur CV në pankinë ku ka fituar me Cremonese Kupën Anglo italiana në 1993, një Kupa Uefa me Inter në sezonin 1997/98, vit në të cilin fitoi edhe pankinën e artë, si trajneri më i mirë italian, e pesë kampionate të serie B (tre me Genoa e dy me Pisa).

Të këshilluara

James Rodriguez te Napoli me numrin 10

Diskutime, arsyetime dhe shumë patos rreth James Rodriguez, objektivi i qartë i Napoli që dëshiron t'ia dhurojë atë Carlo Ancelotti: kemi folur për mundësinë që...

17:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI