Flash

Milan, merkato e pandalshme: Kovacic, Ceballos dhe dy të tjerë në listën e Maldinit

Lapsi.al 22 June 2019
Milan, merkato e pandalshme: Kovacic, Ceballos dhe dy të tjerë në

Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit, Zvonimir Boban, Shef i zyrës së Futbollit të klubit kuqezi, së bashku me drejtorin sportive “në hije” Frederic Massara, kanë qenë në Madrid, ku kanë takuar përgjegjësin e merkatos së Real Madrid, Joze Angel Sanchez, për një takim institucional në të cilën, për më tepër, kanë qenë objekt diskutimi edhe disa lojtarë në dalje nga “Merengues”. Një prej këtyre është Mateo Kovaçiç, i datëlindjes 1994, rihyrë në Madrid pas sezonit të kaluar, në huazim, në radhët e Chelsea të Maurizio Sarri. Mbi mesfushorin kroat, ish-lojtar i Interit, sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, mund të ketë një ndikim të fortë të Bobanit. Në të njëjtën kohë, Real Madrid do të jetë duke menduar propozimin për ta shitur me huazim, pikërisht ashtu sikurse ka bërë 12 muaj më parë me “blutë”.

Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini kanë fluturuar drejt Madridit për të takuar drejtuesit e Realit. Një mbledhje e tipit “Galliani”, që ka shërbyer si për të njohur dhe për t’u informuar, ashtu dhe për të folur për merkaton. Milan, kompakt me shtyllat e Fair-Play Financiar, ka nevojë të riforcojë pikërisht skuadrën nga pikëpamja numerike, ndërsa Blancos kanë nevojë të shfryhen. Kuqezinjtë kanë vënë në plan Dani Ceballos, në thyerje me Zinedin Zidane që me çdo mundësi do të ikë nga Spanja. Tre janë problemet kryesore: konkurrenca me Tottenham, kostoja e kartonit, që shkon rreth 45-50 milion, dhe rroga prej 4 milion të plota në sezon. Në listë, në fakt, nuk është vetëm Ceballos: janë përfshirë në fakt Borja Malloral (kushton 15 milion), Martin Odegaard (30 milion), Teo Hernandez (18 milion) dhe Serxhio Reguilon (20 milion)

Nga Real Madrid duhet të ikin të paktën 12 lojtarë, nga moment që në Liga nuk mund të federohen më shumë se 25. Dhe është e vërtetë, në fakt, që Florentino Perez ka shpenzuar tashmë shifrën rekord prej 303 milion dhe në këtë mënyrë ka nevojë që të bëjë dhe arkëtime. Spanjollët duan të arkëtojnë, ndërsa Milani do të ketë nevojën të bëjë operacione me huazim. Në pritje të vendimit nga CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë), Boban dhe Maldini duhet të qëndrojnë të vëmendshëm në shpenzime (në një filtrim të tillë një farë bezdisje për çmimet e disa lojtarëve, të cilët diskutohen në shtëpinë Milan, të gjykuar në mënyrë të dukshëm të “domosdoshëm. Palët do të takohen sa më shpejt. Milan shpreson që do të mund të shfrytëzojë ndonjë mundësi. Pas kthimit nga Madridi, Paolo Maldini ka lëshuar disa deklarata: “Si ka shkuar takimi me Realin? Gjithçka shumë mirë. Nëse jam optimist për Milanin e ri? Gjithmonë optimist. Lajme të mira për Giampaolon? Sigurisht, gjithmonë”.

Të këshilluara

James Rodriguez te Napoli me numrin 10

Diskutime, arsyetime dhe shumë patos rreth James Rodriguez, objektivi i qartë i Napoli që dëshiron t'ia dhurojë atë Carlo Ancelotti: kemi folur për mundësinë që...

17:33

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI