Flash

Në Angli të sigurtë: Eriksen ose Pogba zbarkojnë tek Juventus

Lapsi.al 23 June 2019
Në Angli të sigurtë: Eriksen ose Pogba zbarkojnë tek

Juventus nuk ndalet tani dhe po punon në mënyrë intensive në aksin Angli-Hollandë. Bardhezinjtë duan ti japin teknikut Maurizio Sarri lojtarët e duhur për lojën që kërkojnë dhe pasi kanë bërë parakalimin për Mathijs de Ligt në qendër të mbrojtjes, po mendojnë për kualitetin e mesfushës, pa u shqetësuar shumë për shpenzimet.

Ashtu si dihet tashmë, rikthimi i Paul Pogba është ëndërra që Juventus po përjeton për të forcuar mesfushën. Francezi është i pakënaqur në Manchester e dëshiron një aventurë të re, por kampionët e Italisë duhet të bëjnë kujdes nga konkurrenca e Real Madrid. Nëse rikthimi i numrit 6 komplikohet, atëherë sipas të përditshmes britanike Daily Mirror, Juventus do hedhur grepat drejt Christian Eriksen. Danezi, mes protagonistëve të finales së Champions së arritur nga Tottenham, kërkon të nisë një eksperiencë të re në një klub të nivelit të lartë. Por edhe në këtë rast bardhezinjtë kanë një konkurent dhe është Manchester United, që nuk do të kapet i papërgatitur në rast se largohet Pogba.

Të këshilluara

CR7, relaks në Greqi me një super bakshish

Kur vjen puna tek relaksi, dihet, Cristiano Ronaldo nuk sheh kurrë për shpenzim. E kështu, pasi pagoi 8 mijë euro natën për vilën e tij luksoze në resort në Cos...

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI