Flash

Milan bën ofertën e parë për Torreira: 38 milionë euro për Arsenal

Lapsi.al 23 June 2019
Milan bën ofertën e parë për Torreira: 38 milionë euro

Ndoshta nuk është ende oferta e duhur, por është një hap i parë domethënës. Milan po lëviz me vendosmëri për Lucas Torreira, duke vendosur në tavolinë 38 milionë euro. Këto janë termat e bisedës së parë me Arsenal: huazim dy vjecar, me të drejtën e blerjes prej 38 milionë. Një shifër e rëndësishme që Maldini, me bekimin e Elliott e Gazidis, është gati ta përdorë për të kënaqur Giampaolo e për të sjellë në Itali mesfushorin.

Arsenal është limituar të tregojë disponibilitetin për të folur, por kërkon të mbajë mundësinë e riblerjes. Është nyja e një tratative që parashikon për Torreira një kontratë dy vjecare me 3,5 milionë euro në vit. Kuqezinjtë po punojnë në disa drejtime: nga Madrid në Londër, me një ndalesë në Firenze për të mbyllur cështjen Veretout, duke mbyllur të paktën mesfushën, pa harruar se edhe Ceballos është pranë Milan. Duke iu kthyer argumentit për Torreira, shumë rëndësi do të ketë pëlqimi i lojtarit.

Të këshilluara

CR7, relaks në Greqi me një super bakshish

Kur vjen puna tek relaksi, dihet, Cristiano Ronaldo nuk sheh kurrë për shpenzim. E kështu, pasi pagoi 8 mijë euro natën për vilën e tij luksoze në resort në Cos...

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI