Flash

FOTO/ James Maddison i emocionon të gjithë: pas këpucëve në Europian fshihet historia prekëse e Sophie Taylor

Lapsi.al 23 June 2019
FOTO/ James Maddison i emocionon të gjithë: pas këpucëve

Nga fushat e Europianit U21 vjen një tjetër histori prekëse dashurie. Eshtë ajo që lidh James Maddison, mesfushorin e Anglisë me Sophie Taylor, tifozja e vogël e Norëich që humbi jetën nga kanceri në kockë në moshën 5 vjecare. Mes të dyve nga 2016 në 2018 kishte lindur një feeling i veçantë. Një raport që lojtari i Leicester City ka vendosur ta kujtojë përsëri në fushë, duke veshur gjatë gjithë turneut kontinental këpucë sporti me fytyrën e vogëlushes bashkë me shkrimin "Një ëngjëll në Parajsë".

Sophie u nda nga jeta në janar, duke lënë një boshllëk të madh në zemrën e familjes së saj e të Maddison. Një boshllëk që 22 vjecari ka vendosur ta mbushë, duke e bërë të njohur historinë e saj dhe kurajën me të cilën shoqja e tij e vogël luftoi deri ditën e fundit. Një homazh që dëshmon miqësinë e madhe që lindi mes futbollistit dhe vogëlushes. "RIP Sophie, I love you", shkruhet gjithashtu në këpucët e mesfushorit.

Të këshilluara

CR7, relaks në Greqi me një super bakshish

Kur vjen puna tek relaksi, dihet, Cristiano Ronaldo nuk sheh kurrë për shpenzim. E kështu, pasi pagoi 8 mijë euro natën për vilën e tij luksoze në resort në Cos...

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI