Flash

Neymar? Në Brazil, të gjithë të çmendur pas "Cebolinha"

Lapsi.al 23 June 2019
Neymar? Në Brazil, të gjithë të çmendur pas

Goleada me të cilën Seleçao shkatërroi Perù dhe ribashkoi tifozët me skuadrën e Tite ka dhuruar gjithashtu një tjetër beniamin për Selecao. Është Everton, alias “Cebolinha”, zgjedhur nga shtypi dhe tifozët si fytyra e fitores së bujshme me të cilën formacioni Verdeoro ka arritur kalimin në cerekfinale të Kupës së Amerikës. Impakti i sulmuesit të krahut në manovër e efikasiteti i repartit ofensiv ishte i jashtëzakonshëm. Ka nga ata në Brazil që mendojnë se Everton është zëvendësuesi perferkt i Neymar, ndërsa nga shokët kanë ardhur vetëm komplimente. Për Filipe Luis “është një lojtar që bën diferencën dhe sposton ekuilibrat. Èshtë momenti të shkojë në Europë”.

Numrat flasin qartë: 23 vjecari i Gremios është futur 10’ minuta nga fundi kundër Bolivisë, por i mjaftuan 4’ për të shënuar golin e parë me kombëtaren; nuk shënoi kundër Venezuelës, edhe pse ndër më të mirët në fushë; përsëri në gol kundër Perùsë në ndeshjen e parë si titullar. Përfaqësimet e tij janë në rritje dhe në dhomat e zhveshjes e duan në fushë. “Krijon hapësira për shokët, driblon dhe zgjedh gjithnjë veprimin e duhur. Është një që bën diferencën”, thotë Filipe Luis. Asnjë dyshim për Willian, i bindur se Everton është "ekzaktësisht ai për të cilin Seleçao kishte nevojë në këtë moment”. Për Tite, “ka aftësitë e entuziazmin e nevojshëm për të qenë pjesë e grupit”. Sondazhet në Brazil e nxjerrin titullar të padiskutueshëm, me përqindje superiore edhe ndaj Coutinho, Firmino e Gabriel Jesus. Me të në fushë Seleçao ka marrë gjithnjë duartrokitjet e publikut dhe ndoshta është rastësi, por, e vetmja ndeshje e luajtur si titullar, koincidon me përfaqësimin më të mirë kolektiv të një Brazili të duartrokitur, pas skepticizmit të përjetuar me Bolivinë e Venezuelën.

Por nëse vlera e lojtarit përpara turneut vërtitej tek 40 milionë, kjo Kuoë Amerike do ta cojë cmimin në qiell. Kërkesa e Gremios tani kap shifrat e 80 milionë, të parashikuar në klauzolën e zgjidhjes së kontratës. E për të duket se është kthyer fort Manchester United, që pas sondazhit të bërë muaj më parë, do jetë penduar që nuk e mbylli operacionin me cmimin e leverdisshëm.

Të këshilluara

CR7, relaks në Greqi me një super bakshish

Kur vjen puna tek relaksi, dihet, Cristiano Ronaldo nuk sheh kurrë për shpenzim. E kështu, pasi pagoi 8 mijë euro natën për vilën e tij luksoze në resort në Cos...

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI