Flash

Kapiteni i Kombëtares me skuadër të re: Mavraj firmos dy vjet në Gjermani

Lapsi.al 26 June 2019
Kapiteni i Kombëtares me skuadër të re: Mavraj firmos dy vjet
Edy Reja tani mund të jetë i kënaqur: kapiteni i skuadrës së tij ka një skuadër dhe në shtator do të jetë gati për Kombëtaren. Mërgim Mavraj, pas divorcit me Ingolstadt, është rikthyer në një klub që e njeh mirë si Greuther Fürth që militon në Bundesligën 2. Qendërmbrojtësi shpreson që me këtë lëvizje ti ketë dhënë fund vështirësive të dy viteve të fundit, ku pas mbylljes së kontratës me Hamburgun, që ndroi pa skuadër, ndërsa me Aris në Greqi dhe gjysmën e dytë të sezonit me Ingolstadt nuk arriti të lërë gjurmë. Me Greuther Fürth, Mavraj ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që lajmi për rikthimin e tij është konfirmuar nga klubi gjerman, me një komunikatë për shtyp në faqen zyrtare të klubit, që sezonin e kaluar e mbylli Bundesliga 2 në vendin e 13. 33-vjeçari Mavraj, për të cilin u interesua edhe Kukësi, ka qenë pjesë e Greuther Fürth 3 sezone më parë, kur nisi edhe ngjitjen me transferimit tek Koln e më pas Hamburg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI