Flash

Barcelona nis shitjet, për të financuar një goditje të madhe: Andre Gomes zyrtarisht tek Everton…

Lapsi.al 26 June 2019
Barcelona nis shitjet, për të financuar një goditje të
Ëndërrat janë gjithnjë të njëjta për Barcelonën: Neymar Junior e Mathijs de Ligt. Pasi firmosi me talentin e Ajax Frenkie de Jong, katalanasit kanë ndërtuar strategjinë, për të patur likuiditetet e nevojshme për të financuar goditjet e mëdha. Natyrisht, duhen më parë shitur lojtarët që nuk janë më pjesë e projektit dhe i pari në dalje është Andre Gomes, i transferuar drejt Premier League tek Everton. Me një shënim në faqen zyrtare Evertoni bën të ditur se ka blerë me titull definitiv Andre Gomes nga Barcelona. Mesfushori portugez i ka kushtuar “Toffes” 25 milion euro plus bonuset. I datëlindjes 1993, lojtari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare. Ja dhe shënimi në twiter: “Ne jemi të kënaqur që të konfirmojmë nënshkrimin e përhershëm të @aftgomes në një marrëveshje pesëvjeçare nga @FCBarcelona. Mirëserdhe përsëri, Andre!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI