Flash

Mourinho, dalje Newcastle prej Special One: "Nuk është për mua, të luftoj për vendin e tetë"

Lapsi.al 26 June 2019
Mourinho, dalje Newcastle prej Special One: "Nuk është për

José Mourinho nuk do të drejtojë Newcastle. Special One ka larguar cdo dyshim për mundësinë e uljes në pankinën e Magpies, si pasues i Rafa Bentez. Gjatë intervistës për The Coaches' Voice ish-tekniku i Manchester United, aktualisht pa skuadër, shpjegon pse është e pamundur të drejtojë bardhezinjtë: "Të luftoj për mesin e klasifikimit nuk është në natyrën time. Kam nevojë patologjike të luaj për të fituar: nëse një shoqëri ka objektiv të arrij vendin e tetë ose të nëntë, nuk bën për mua".

Portugezi nuk ka ndërmend të pranojë propozime 'me ulje'. Fitorja përfaqëson për 56 vjecarin një fiksim, një stimul: "Nëse nuk do të arrija të fitoja, pastaj do të ishte problemi im me klubin e lojtarët. Por duhet ta ndjej atë ndjesi". Newcastle tashmë duhet të heqë dorë nga ëndërra dhe sipas informacioneve nga Anglia, klubi është kthyer nga dy teknikë italianë: Gennaro Gattuso e Claudio Ranieri.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI