Flash

"Nuk shkoj në Shtëpinë e Bardhë" paralajmëron kapitenia e SHBA: replika e Trump është e ashpër...

Lapsi.al 26 June 2019
"Nuk shkoj në Shtëpinë e Bardhë" paralajmëron
Ku është Donald Trump ka gjithnjë polemika. E nuk bën përjashtim as kombëtarja e femrave e SHBA. Megan Rapinoe, kapitenia e të vetmes skuadër jo europiane ende në garë për Botërorin francez, është kritikuar nga presidenti i SHBA se nuk e ka kënduar himnin kombëtar përpara ndeshjes së 1/8 së finale fituar më pas 2-1 kundër Spanjës. "Nuk do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë nëse do e fitojmë titullin e të ishim të ftuara, gjë për të cilën kam dyshime" ka deklaruar Rapinoe, autore e dy golave me penallti që eleminuar spanjollet. "Jam një tifoz i madh i futbollit femëror por Megan (Rapinoe) duhet më parë të fitojë e pastaj të flasë - ka replikuar Trump në Tëitter -. Të mbarojë punën e saj! Nuk e kemi ftuar ende Megan ose skuadrën, por tani do ta bëj, si në rast fitore ashtu edhe humbje". "Megan nuk duhet ti tregojë mungesë respekti Atdheut, Shtëpisë së Bardhë, apo flamurit tonë, sidomos pas gjithë atyre që kemi bërë për të e skuadrën. Duhet të jetë krenare për ngjyrat që vesh" ka përfunduar Trump.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI