Flash

Ngacmim seksual me telefon, Egjipti përjashton shokun e ri të Enea Mihajt

Lapsi.al 26 June 2019
Ngacmim seksual me telefon, Egjipti përjashton shokun e ri të Enea

Sulmuesi i Paok në kampionatin grek, Amr Warda, shok skuadre me mbrojtësin e përfaqësueses së Shqipërisë, Enea Mihaj, i sapotransferuar atje, ka dërguar një video hard një vajze, duke e ftuar të bëjë të njëjtën gjë. Ajo ka zgjedhur një version tjetër, duke postuar gjithcka në rrjetet sociale, duke shkaktuar përjashtimin e menjëhershëm të lojtarit, që lë Kupën e Afrikës për ngacmim seksual me telefon. Ky është fati i trishtë i Warda dhe Egjiptit, organizator i turneut.

25 vjecari ka nisur të shkëmbejë mesazhe me një vajzë të sapo njohur në rrjetet sociale e kur ai ka nxehur bisedën, duke i nisur një video me sfond seksual, vajza, Giovanna Val, ka postuar gjithë bisedën në faqen e saj në tëitter (@sangredeleyenda), duke ekspozuar Warda përpara publikut.

Brenda kombëtares nuk e kanë pëlqyer këtë gjë e Federata ne një komunikatë ka bërë publik masën e përjashtimit, "pasi janë konsultuar me stafin teknik e administrativ, në optikën e mbajtjes së disiplinës dhe përqendrimit të skuadrës".

Para fillimit të Kupës së Afrikës një tjetër lojtar, mesfushori algjerian Alexandre Oukidja, ishte përzënë nga grumbullimi sepse kishte nxjerrë të pasmet në lidhje live gjatë një ndeshje në lojën Fortnite.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI