Është moment për të mbyllur kalimin e Matthijs de Ligt tek Juventus. Tani nuk ka më dyshime: mbrojtësi i ri hollandez do të veshë fanellën bardhezi, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Drejtori Sportiv Fabio Paratici e agjenti i lojtarit Mino Raiola kanë organizuar takimin në Amsterdam për të mbyllur tratativën me Ajax. Akordi është arritur prej ditësh: 70 milionë euro për Heshtarët e një kontratë 5 vjecare prej 12 (8 fiks plùs 4 bonus) për lojtarin, mbi të cilin do të aplikohet klauzola e zgjidhjes së kontratës prej 150 milionë euro. Shifra rekord, që nuk i janë përgjigjur dot rivalët e këtij operacioni Barcellona e Psg.
Një lëvizje e madhe e Juventus, që gjen kështu trashëgimtarin e kolonave si Barzagli, Chiellini e Bonucci, që kanë mbajtur peshën e sukseseve të dekadës së fundit. Pas Cristiano Ronaldo, Paratici ka bërë një tjetër goditje të jashtëzakonshme, në tentativë për të konkuruar me klubet e mëdha europiane në planin e merkatos (e në këtë rast janë përsëri 11 milionë euro komision për Raiola).