Flash

"Tot snel": mesazhi i Nainggolan për Lukaku çmend tifozët e Inter

Lapsi.al 28 June 2019
"Tot snel": mesazhi i Nainggolan për Lukaku çmend
Merkato e futbollit në kohët e rrjeteve sociale: tashmë mjafton një pëlqim apo një koment për të ndezur zërat apo të 'konfirmojë' operacione që janë në rrugën e finalizimit. E duket pikërisht ky rasti i tratativës mes Romelu Lukaku e Inter, që pas lajmit se klubi zikaltër do të prezantojë së shpejti ofertën e parë zyrtare për Manchester United, është pasuruar me një kapitull të ri. Protagonist është bërë Radja Nainggolan, që në Instagram ka komentuar në një postim të bashkëkombasit të tij duke shkruar "Tot snel". Do të shihemi së shpejti. Nuk është një sekret që Lukaku është objekti i dëshirave të Antonio Conte, i cilësuar nga sulmuesi si tekniku më i mirë në botë, e postimi i bashkëkombasit të tij Nainggolan mund të jetë një e dhënë e qartë për të ardhmen e veshur zikaltër të sulmuesit të United. Ka edhe një anë tjetër të medaljes: në foto Lukaku është ulur në Venice Beach, një nga lagjet më të famshme të Los Angeles, e Nainggolan mund ta ketë informuar vetëm për mbërritjen e tij.
View this post on Instagram

Afternoon at Venice Beach

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku) on

Të këshilluara

Bylis sfidon Skënderbeun për Enea Koliçin

Për Enea Koliçin u duk një punë e kryer në Korcë, por për portierin e Flamurtarit asgjë nuk është e mbyllur. Numri 1 i portës vlonjate ka marrë propozimin e mal...

12:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI