Flash

Video/ Argjentina thyen mallkimin e Maracanã...në gjysëmfinale e pret Brazili

Lapsi.al 28 June 2019
Video/ Argjentina thyen mallkimin e Maracanã...në gjysëmfinale

Në 3 korrik në Belo Horizonte do të luhet gjysëmfinalja e ëndërrave Argjentinë-Brazil, spoti më i mirë i mundshëm që Kupa e Amerikës 2019 mund të imagjinonte në vigjilje të turneut. Albiceleste ka thyer 2-0 Venezuelën në cerekfinale e prish magjepsjen e Maracanã, pesë vjet pas humbjes së hidhur në finalen e Botërorit kundër Gjermanisë.

Protagonisti i mbrëmjes nuk ka qenë Lionel Messi, por sulmuesi i Inter Lautaro Martinez, epiqendra e manovrës së formacionit të Scaloni e autor i një kryevepre absolute në minutën e 10' të pjesës së parë: në zhvillimet e një goditje këndi Agüero kroson në zonë, aty ku Lautaro devijon në rrjetë me një finte, që nuk i lë asnjë mundësi portierit venezuelan. 1-0 dhe është goli i gjashtë në 10 ndeshje me fanellën e Argjentinës për Lautaro.

Messi&Co vuajnë sulmet e Venezuelës për pjesën më të madhe të 45 minutave të dyta, por në të 74' Lo Celso gjunjëzoi ndeshjen me golin e shënuar nga fare pranë, pas gafës së Farinez në goditjen jo të parezistueshme të Agüero.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI