Flash

Nuk ka sulmues shqiptarë: Superioria hedh sytë tek të huajt...

Lapsi.al 29 June 2019
Nuk ka sulmues shqiptarë: Superioria hedh sytë tek të huajt...

Kampionati fitohet më lehtë me një golashënues që prek kuotat 20 sezonalë dhe këtë e kuptoi fare mirë Partizani, që mori titullin me shënuesin më të mirë sulmuesin e krahut Jasir Asani, me 8 gola të realizuar. Nuk ishte sindromë e vetëm të kuqve, sepse 13 gola të Këpucës së Artë Reginaldos janë shumë pak krahasuar me pak vite më parë, kur Pejic, Sowe apo Ekuban garantonin kuotë shumë më të lartë realizimesh. Laci shënoi më shumë me një lojtar krahu si Shtubina, Tirana gjithashtu me Hasanin, apo edhe Kruja me sulmuesin e dytë Roger.

Në këtë mënyrë, e në këtë këndvështrim, të gjithë janë hedhur në kërkim të golashënuesve, por duke e kthyer merkaton edhe në qesharake shpesh herë: duke qenë se folëm për Ekuban, nuk është e thënë se meqë ka të njëjtin mbiemër i vëllai Jozef, do të ketë të njëjtën cilësi, si mendon Partizani që po e shet si blerjen e madhe, nëse realizohet. Fakti i vetëm është se kërkohen gola dhe të kuqtë kanë në shënjestër edhe një profil si Theofilus Solomon apo Ngisah Bismark, me lojtarin në pronësi të Chievo që shihet si zëvendësues për Reginaldon e larguar edhe nga Kukësi.

Ajo që është evidente dhe sigurisht për të ardhur keq, është se emrat e sulmuesve janë të gjithë të huaj. Kampionati nuk po prodhon dhe i vetmi ndër sulmuesit e qendrës shqiptar është Shkurtaj me 12 golat e shënuar mes Luftëtarit e Kukësit. Tregu i huaj bëhet kështu alternative e vetme: Luftëtari beson gjithcka tek Mikael Olaitan, Teuta kapet akoma pas Busic, edhe pse marrdhënia e kroatit me golin ska qenë kurrë e mirë, ndërsa bardheblutë po i luten Ngo’o, duke e kërcënuar me Dungën, që është një personazh i gjithi për tu zbuluar, nëse vlen famën që mori në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar apo jo….

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI