Flash

Ikën i fundit i Mohikanëve: Takimi i administratorit Idrizi me teknikun Daja, përfundon me divorc dhe një premtim…

Lapsi.al 29 June 2019
Ikën i fundit i Mohikanëve: Takimi i administratorit Idrizi me

Ilir Daja nuk është më trajneri i Flamurtarit. Lajmi në fakt ishte krejtësisht i pritshëm, por zyrtarizimi erdhi pas takimit të bërë në klub mes administratorit Sinan Idrizi dhe teknikut kryeqytetas. Pas një sezoni tepër të vështirë, në të cilin Daja dhe lojtarët janë treguar më shumë se profesionistë, duke u pozicionuar në zonën europiane të renditjes, pavarësisht një viti të tërë pa u paguar, ishte koha për të bërë bilancet.

Shpresa për të marrë një zgjidhje, që mund ta bënte teknikun të ndryshonte mendim, është mbyllur në takimin direct mes të dyve, që ka mbyllur aventurën e Dajës në Vlorë, qytet nga ku tekniku është larguar me premtimin e zakonshëm se pagat do të merren. Megjithatë në këtë rast për Dajën, fjala e dhënë nga Idrizi vlen si njohje e detyrimit që klubi ka kunddrejt tij. Në kushtet kur në janar u larguan disa lojtarë të rëndësishëm e me lojtarët që më shumë se për fushën mendonin për situatëtn financiare të krijuar, tekniku Daja arriti 15 fitore e 9 barazime në 36 javë, duke e mbyllur kampionatin me 54 pikë, në zonën që të conte në Europa League.

Ngërci financiar ndikoi edhe këtu dhe Flamurtari nuk e siguroi dot licensimin për prezantimin në kompeticionet e Uefa, që mund ti kishin dhënë frymëmarrje. Hapja e dritares së merkatos ishte rrugëdalja e vetme për futbollistët kuqezinj që u largohen dhe vazhdojnë të largohen nga klubi, që duket se po përgatitet të përballet me një realitet edhe më të vështirë sezonin e ardhshëm…dhe largimi i Ilir Dajës vlen konfirmimin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI