Flash

Gafat e Chelsea nuk kanë fund: zbulojnë para kohe fatin e Kovacic, pastaj e fshijnë

Lapsi.al 30 June 2019
Gafat e Chelsea nuk kanë fund: zbulojnë para kohe fatin e Kovacic,
Në kohën e rrjeteve sociale e teknologjisë, ndodh edhe që një lojtar të lajmërohet në aplikacionin zyrtar të klubit, përpara zyrtarizimit të tij. Kjo është ajo që i ndodhi Chelsea e Mateo Kovacic, edhe pse duhet pohuar që klubi londinez është nga ata që nuk i mbarojnë gafat sociale, që nga shitja e biletave e deri tek ngatërrimi i emrit të kundërshtarit. Aplikacioni i klubit anglez ka publikuar gabimisht komunikatën e blerjes së kroatit nga Real Madrid. Vetëm se njoftimi zyrtar pritej së shpejti, e momentalisht akoma nuk është dhënë. Aplikacioni zyrtar i Chelsea, në fakt, për disa minuta ka publikuar gabimisht komunikatën e blerjes së Kovacic nga Blancos, me deklaratat e lojtarit që ndihej i lumtur që po qendronte tek fituesit e Europa League. E gjitha u fshi pas pak castesh, por syve të vëmendshëm nuk i shpëtoi. Për Kovacic, Chelsea duhet të paguajë tek Real Madrid 50 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI