Flash

Moto GP/ Në Assen Vinales i tregon "targën" Marquez: Rossi katastrofik, përplaset e rrëzohet…

Lapsi.al 30 June 2019
Moto GP/ Në Assen Vinales i tregon "targën" Marquez: Rossi

Maverick Vinales kthehet tek fitorja, pas një thatësire prej 8 muajsh. Me një sekondë distancë Yamaha ngjitet në podium me të riun Quartaro: në mes të dyve, i zakonshmi Marquez, që forcon kryesimin në renditje. Pas një vigjilje shkatërrues, Doktori është rrëzuar edhe në garë, gjatë xhiros së pestë: pesarezi është në zeron e tij të tretë radhazi, viktimë e një krize të zezë dhe tani është kapur në renditje nga i riu francez që garon në skuadrën satelite të Petronas. Rossi është humbje e madhe për Çmimin e Madh hollandez, por nuk është se Ducati ka kaluar shumë më mirë: Dovizioso është i katërit, por është i distancuar më shumë se 14 sekonda nga Maverick.

 

VINALES DHE NJË “SKUADËR QË PUNON MIRË”

“Ndjenja shumë të bukura, Assen është një nga cirkuitet që më pëlqen më shumë: skuadra ka punuar me të vërtetë mirë”, gëzon Vinales. Dhe rifalenderimet për skuadrën rëndojnë indirekt dy herë mbi ekipin e Valentinos, që nuk arrin të kalojë vështirësitë. Marquez prek kuotën e 160 pikëve dhe e konsideron vendin e dytë si një fitore: “Shumë e bukur kjo fundjavë, e dinim që Yamaha ishte në formë dhe se vendi im ishte në podium. Ka shkuar mirë, kemi shtuar pikët në renditje. Për ne është si fitore”. Në renditje Dovizioso është i dyti, e ndjek me 44 pikë diferencë. Petruci tani është i treti, 52 pikë më pak nga Markez. Rosi 72 pikë, pak më shumë se gjysma e Marquez.

 

DOKTORI BIE…

Fundjava e Rossi u bë edhe më e tmerrshme se vigjilja, kur u përplas me Nakagamin në një aksident spektakolar në xhiron e pestë, në kthesën numër 8: “Me të vërtetë isha i shqetësuar të shtunën, pas kualifikueseve. Sot kishim modifikuar disa gjëra dhe po shkonte mjaftueshëm mirë: kisha rekuperuar pak nga pozicionet, vetëm në hyrje të kthesës së tetë kam shkuar jashtë trajektores. Kam gabuar dhe më vjen keq që kam përfshirë në rrëzim Nakagamin” përfundoi Rossi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI