Flash

Kërkim pa rezultat për futbollisten shqiptare Florijana Ismaili: po përdoren robotë për të kontrolluar fundin e liqenit

Lapsi.al 1 July 2019
Kërkim pa rezultat për futbollisten shqiptare Florijana Ismaili: po

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga Florijana Ismaili, 24 vjecarja me origjinë kosovare, kapitene e Young Boys, që u zhduk në liqenin e Komos: "Jemi shumë të shqetësuar e nuk e kemi humbur shpresën se do të shkojë mirë” shkruan klubi zviceran në komunikatë për shtyp, por deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat kërkimet e bëra me polumbar.

Forcat e ndihmës së shpejtë kanë vënë tashmë në përdorim robotët, për të qenë në gjendje të kontrollojnë fundin e liqenit. Ndërkohë, policia vazhdon hetimin, edhe pse sipas dëshmitares së vetme të ngjarjes, shoqes që ishte në barkë me Florijanën, gjërat kanë rrjedhur kështu: rreth orës 16.00, pas shëtitjes, barka e tyre është vendosur në radë, ashtu si shumë varka të tjera. Në një moment Florijana është hedhur në ujërat e Lario. Duke mos e parë të dalë në sipërfaqe, shoqja e saj e ka marrë si shaka, por me kalimin e minutave e ka kuptuar se dicka kishte ndodhur dhe ka nisur të thërrasë emrin e shoqes. Vajza ka marrë menjëherë numrin e urgjencës: “Ju lutem më ndihmoni, shoqja ime është hedhur në liqen prej pak minutash dhe është zhdukur”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI