Flash

Roma shet gjithcka e me shpejtësi: pas Manolas vjen Gerson, por cështja ka mbetur tek El Shaarawy…

Lapsi.al 1 July 2019
Roma shet gjithcka e me shpejtësi: pas Manolas vjen Gerson, por

Roma po vepron me shpejtësi për të përmirësuar bilancin dhe pas transferimit blitz të Kostas Manolas tek Napoli është shumë pranë transferimit edhe të mesfushorit brazilian Gerson me destinacion Dinamo Moskë. Lojtari 22 vjecar është një hap larg nga transferimi në Rusi, falë edhe një oferte prej 10 milion euro.

Klubi verdhekuq po synon të përmirësojë bilancin në lidhje me Fair Play Financiar dhe është në emergjencë shitjesh. Pasi nxitoi të fuste mbrojtësit grek në listën e shitjeve brenda qershorit, është radha e Gerson, edhe pse kryeqytetasit kanë një sy në zhvillimet që i përkasin El Shaarawy.

Sipas asaj që bën të ditur La Gazzetta dello Sport, "më e vështirë mund të jetë lënia e kryeqytetit nga Stefan El Shaarawy. Pavarësisht ofertës së pasur nga Kina, nga Shanghai Shenhua, “Faraoni” nuk dëshiron të transferohej, në moshën 26 vjeçare, në një futboll dhe klub të një niveli të ulët. Vendimi përfundimtar nuk është marrë akoma, por po shkohet drejt “jo-së”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI