Flash

"Dy lojtarë të tjerë dhe mundim Debrecen": Gjoka karikon skuadrën dhe 'pickon' Gjicin

Lapsi.al 1 July 2019
"Dy lojtarë të tjerë dhe mundim Debrecen": Gjoka

E gjithë vëmendja është në debutimin në Europa League, ku Debrecen shqetëson mendimet e Kukësit dhe teknikut Ernest Gjoka, që nuk është se ka mbetur shumë i kënaqur me përfaqësimin e Bluve në miqësoren e luajtur në Pogradec kundër Lacit, me kurbinasit gjithashtu që shohin përpara drejt përballjes me Hapoel Beer Sheva. Në fakt Gjoka ka treguar qartë se prêt dy lojtarë në merkato, për të patur skuadrën që dëshiron në duar, por ndërkohë koha shtrëngon sepse përballja me hungarezët është në prag.

“Natyrisht që ne jemi në merkato - shpjegoi Gjoka -, nuk është aspak e mbyllur, përkundrazi, po presim disa futbollistë dhe në qoftë se kanë edhe gjendjen fizike të mirë, do të jenë pjesë e formacionit. Po mendojmë jo vetëm për Europën, por edhe për kampionatin dhe sidomos në vijën sulmuese. Nuk përballohet kjo garë e gjatë me vetëm një sulmues, Shkurtajn, pra duhen natyrisht forca më shumë".

Debrecen është një skuadër e fortë, por Kukësi nuk ka hequr dorë nga kualifikimi, madje përkundrazi është edhe më i bindur për ta arritur, të joshur nga një përplasje në raundin e dytë me italianët e Torinos. Kjo fazë tashmë është e gjitha për të zbuluar pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit e për ti aplikuar veprimet taktike në varësi të kundërshtarit.

"Kemi analizën taktike dhe studimin e kundërshtarit në plan - vijoi tekniku i Bliuve - . Gjatë kohës që na ka mbetur deri te takimi i parë me Debrecenin, ne do të arrijmë te më e mira. Po punojmë që të krijojmë një njohje më të madhe për kundërshtarin, pikat e forta dhe të dobëta të tij. Jam i bindur se do e kalojmë Debrecenin”.

Mënyra se si pësojnë gol Blutë nuk i ka pëlqyer aspak Gjokës, që e kupton qartë se në Europë gabimet janë të ndaluara. Në anën tjetër Shkurtaj, në idetë taktike të teknikut, ka nevojë për një tjetër sulmues mbështetës dhe Kukësi po sheh mundësinë më të mirë për ti kompletuar organikën Gjokës.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI