Flash

Probleme për Inter në çështjen Icardi: kjo është lëvizja e Wanda Nara

Lapsi.al 1 July 2019
Probleme për Inter në çështjen Icardi: kjo është

Është hapur një javë vendimtare për të ardhmen e Mauro Icardi. Të dielën e ardhshme nis grumbullimi zikaltër dhe do të prezantohet trajneri i ri Antonio Conte: një nga etapat e para që do të duhet të përballojë është pikërisht situata e argjentinasit të Inter.

Ish-kapiteni dhe gruaja-menaxhere Uanda Nara kanë lënë plazhet e Polinezisë për t’u kthyer në Milano, të mbushur dhe me dëshirën që t’i japin vlerë arsyeve të tyre përpara trajnerit salentin dhe drejtuesve zikaltër. Ashtu sikurse raporton Corriere della Sera, Uanda Nara do të takojë administratorin e deleguar nga Biscone, Beppe Marotta, për të vënë pikat mbi situatën: të dy palët kërkojnë të flasin dhe të arrijnë në një armëpushim pas “kërcënimeve” të javëve të kaluara, nga një anë tentativa e klubit për të mos e thirrur Mauriton për grumbullimin, nga ana tjetër çifti i gatshëm të bëjë çështje në klub.

Stiven Zhang insiston për një takim, por Conte qëndron në fakt i palëvizshëm dhe kërkesa e Inter për Lukaku është një tjetër sinjal për Icardin, që deri më tani ka refuzuar çdo lloj destinacioni, në Itali apo jashtë. Sipas La Repubblica, Uanda Nara nuk e përjashton vazhdimin e aksioneve ligjore për prishjen e kontratës dhe nisjen në parametra zero. Pikërisht për të shmangur një përplasje të këtyre raporteve, Marotta dhe Uanda Nara do të flasin për të kërkuar një kompromis. Lamtumira e Icardit do të zhbllokonte përfundimisht merkaton e zikaltërve: e vetmja zgjidhje e mundshme dhe e pranueshme për Mauriton duket një transferim tek Juventus, por “Jo-ja” e thatë e Gonzalo Higuain në Romë gjithashtu ka ngadalësuar ndjeshëm edhe këtë tratativë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI