Flash

"Alo, Bonucci? Jam Maurizio Sarri". Kështu, Juventus largoi hijen e PSG...

Lapsi.al 1 July 2019
"Alo, Bonucci? Jam Maurizio Sarri". Kështu, Juventus largoi hijen

Përgjigjet e kundërpërgjigjet në merkato ndonjëherë janë edhe cështje prestigji. Pasi pa ti rrëmbehej nga Juventus mesfushori, Adrien Rabiot, Paris Saint Germain tentoi të befasonte bardhezinjtë duke i marrë Leonardo Bonucci. Qendërmbrojtësi ishte vënë në shënjestër nga drejtori sportiv i francezëve Leonardo de Araujo, por, sipas asaj që tregon Gazzetta dello Sport, gjërat ndryshuan nga një telefonatë.

Në mesin e pushimeve, telefoni i Bonuccit tingëlloi dhe në anën tjetër të saj ishte Maurizio Sarri. Një trajner, që sapo ka mbërritur në një klub të madh, kërkon ti japë besimin e tij lojtarëve kryesore të skuadrës, edhe përpara se ti takojë personalisht. Kështu Sarri e ka telefonuar Bonucci, sepse vjen apo jo De Ligt, mbrojtësi mbetet sidoqoftë shumë i rëndësishëm, brenda dhe jashtë fushës.

Tani vendimin mund ta marrë Bonucci, gjithnjë nëse ajo e Psg kthehet në një ofertë të vërtetë. Vështirë të imagjinosh se pas vetëm një sezoni i rikthyer, pas shumë pendimesh për ikjen e tij nga Torino e kalimin tek Milan, Leo mund të vendosë përsëri të bëjë gati valixhen. Por e qartë është se do të vendoset shumë nga mënyra e funksionimit të mbrojtësit në mekanizmat e Sarri-revolution. Për momentin besimi i dhënë është mjaftueshëm për ti dhënë qetësi Bonucci, por nëse gjërat ndryshojnë, telefonata nuk bën më punë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI