Flash

Presidenti i Liga sulm frontal ndaj Neymar: “Preferoj të mos kthehet se është shembull i keq"”

Lapsi.al 1 July 2019
Presidenti i Liga sulm frontal ndaj Neymar: “Preferoj të mos kthehet

Neymar ëndërron të rikthehet në Barcelonë pas vetëm dy sezoneve me Psg, por shpresat e tij kanë marrë goditje andej nga nuk e priste. Rikthimi i mundshëm i brazilianit në Liga i ka surpizuar të gjithë e jo vetëm tifozët blaugrana: edhe presidenti Javier Tebas ka thënë të tijën në lidhje me Neymar, e nuk ishin aspak komplimenta.

Tratativa mes Psg e Barcellona, për rikthimin e Neymar vazhdon, por dyshimet janë më shumë se një. Braziliani mezi pret të kthehet në Katalonjë dhe është gati të vendosë veton nëse tratativa nuk zhbllokohet në javët e ardhshme, por idea për të riparë brazilianin në Spanjë nuk i ka pëlqyer fare Javier Tebas. Numri 1 i Liga ka folur në “El Transistor” program i Onda Cero: “Mund të jetë një lojtar i madh, por sjellja është shumë e rëndësishme… Nëse jashtë fushës shembulli i dhënë nga Neymar nuk është i mirë, preferoj të mos kthehet”.

Tebas i frikësohet faktit që rikthimi i Neymar mund të cojë pas në kohë La Liga, pas avancimit të bërë në vitet e fundit: “Duam të vijnë gjithnjë kampionë në kampionatin tonë, por sjellja e Neymar nuk është e mirë për kompeticionin dhe lajmi në fund është gjithnjë se Neymar ka bërë këtë apo atë”. Sezoni i ardhshëm parashikohet i vështirë për brailianin, që duhet të luftojë shumë për të rifituar tifozët e Barcelonës e opinionin publik spanjoll që ka krijuar një ide të keqe për të.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI