Pas publikimit të 10 përgjimeve të radhës të tabloidit gjerman “Bild” mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, emri i të cilit u shfaq në bisedë me shefin e Policisë lokale, Robert Agën, teksa i premtonte ngritje në detyrë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Qefalia i cilëson përgjimet e “Bild” si “xhevahire Dibre”, duke shtuar se ai thjesht kishte komunikuar me një shok fëmijërie dhe një ushtarak karriere.
“Xhevahire nga Dibra !Se lloqe Kavaje nuk shkon!Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak , oficer kariere!!!
Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!”- shkruan deputeti socialist.
Gjatë bisedës, Qefalia shprehet se Agën e kanë marrë me sy të mirë edhe në PS-në e qendrës, dhe në këtë mënyrë, kryeministri Edi Rama do të mendonte dhe për të, për ta transferuar në një vend më të mirë pune.
Biseda telefonike mes Xhemal Qefalisë dhe Robert Agës
Xhemal Qefalia: Berti…
Robert Aga: Hë mo shoku im?
Xhemal Qefalia: Mos e plas trurin mor burrë, të plasi b***tha, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, por do i themi ne nesër se ai s’ka punë të të përmendë më ty.
Robert Aga: Jo mo, jo, ai le të vijë dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi…
Xhemal Qefalia: Po ku ka ore, ç’ja fut kot ai, ai do me u justifiku. E merr vesh ti ç’a po bohet brenda PD-së, sot janë tu u zi me njoni-tjetrin.
Robert Aga: Jo, u pata thonë unë, ma bini kartonin si Messi të cilin e mban Barcelona, që të fitoni…
Xhemal Qefalia: Ata ia fusin kot. Të të kishin vënë ty atje ata, do fitojshin.
Robert Aga: Ej, unë jam pjesë e Partisë Socialiste dhe nuk do ndryshoj për 1 milionë vite.
Xhemal Qafelia: Nuk e vej në dyshim mor vlla. Unë prandaj e thash mbrëmë aty. Ishin i gjithë grupi PS.
Robert Aga: Po lere o burrë se mirë që nuk thash ndonjë fjalë tjetër. Unë e dijsha që është Gjiknuri.
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije ti që ne ishim aty?
Robert Aga: Po jo more, thash se ishte ajo… (Nuk kuptohet)
Xhemal Qefalia: Gramozi (Ruçi) ishte aty, ishte edhe Rama. Edhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë edhe Damiani edhe Blerina (Gjylameti). Dhe i thash i keni q*** nënë e keni çuar andej, ai na duhet për punë këtëj. I thash edhe atij Ulsiut (Manjës), për ta përforcuar që të mos kishte kundërshtim. I thash mua më bën punë në Tiranë ai, por puna është se atje ku është ai, i jep drejtim.
Robert Aga: Aha, ja inshallah po më çojnë nga Bulqiza nesër.
Xhemal Qefalia: E pra, e, edhe çlodhesh içik.
Robert Aga: Po, kam nevojë të pushoj pak.
Xhemal Qefalia: A ikën ato?
Robert Aga: Po, po, i përcollëm tashi, ikën të lumtur.
Xhemal Qefalia: Unë jam duke folur për drekën mo vlla…
Robert Aga: Jo mo, ne hëngrëm. Unë s’e di ça bënë ata, pinë apo për drekë a…
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë.
Robert Aga: Mirë o shefi
Xhemal Qefalia: Hajde vëlla mos e çaj trapin, më e mirë do bohet për ty. Mos e vrit mendjen ata. Ta tha edhe mbrëmë ai ty, mos ashtu gjë nga këto…
Robert Aga: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua, ma shpëlau gojën.
Xhemal Qefalia: Prandaj po them.
Robert Aga: Mirë vëlla, hajde të përshëndes.