Flash

Përgjimet e Bild/Kush është Robert Aga, ushtari i bindur i Saimir Tahirit

Lapsi.al 20 June 2019
Përgjimet e Bild/Kush është Robert Aga, ushtari i bindur i Saimir
Një nga personazhet kryesor të përgjimeve të sapopublikuara të BILD është Robert Aga, shefi i Policisë së Dibrës. Ai ka qënë një prej drejtuesve të policisë të perfshirë në trafik droge. Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari jot i bindur”. Robert Aga, që në audio-përgjime flet me Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune, duke kërkuar emërimin në komisariatin e Bulqizës, pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore, deri në momentin e zgjedhjeve, ishte Drejtori i Policisë Dibër. Më pas, duke kërkuar favore nga kryeministri Rama dhe ministrat Gjiknuri, Tahiri dhe deputetët Manja e Qefalia, Aga u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës. Robert Aga është një prej drejtuesve të policisë që dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Në dhjetor 2017, Exit.al publikoi disa dokumente sekrete që Shërbimi Informativ i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në periudhën 2015-12017. Në këtë dokument përmenden dhe Jaeld Çela, drejtori i Policisë Vlorë, implikimi i të cilit tashmë është vërtetuar pasi Çela është shpallur në kërkim. Në këto dokumente përmendet dhe emri i Robert Agës. Vëllai i tij Pajtim Aga njihet si biznesmes në qarkun e Dibrës. Sipas disa mediave, Pajtim Aga prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor që shpërndan sinjal të disa stacioneve në vendlindje. Në shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë. Më pas në vitin 2018, Mateo Aga, 21 vjeç, djali i Pajtimit, pra nipi i Robertit u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara. Familjarët e Mateos shprehën dyshimet se ai mund të jetë rrëmbyer. Exit.al Përgjimin numër 2/ flet shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia.
 

Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar. Ai i tregon se ishin edhe në grupin parlamentar ku u diskutua edhe për shefin e policisë, Robert Aga.

 
 
Xhemal Qefalia: Berti…
 
Shef i policisë së Dibrës: Hë shoku im
 
Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s’ke pse e përmend më atë
 
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi
 
 
Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet me u justifiku. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen
 
 
Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitojshin ato.
 
 
Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet. Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi , s’ë besonin më. Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë …. (Nuk kuptohet qartë)
Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina…u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim. Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak Xhemal Qefalia: E pra e,  kam nevojë të pushoj, të çlodhesh një çik Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht… Xhemal Qefalia: Ikën ato ë? Shef i policisë së Dibrës: Po po i përcolla tani, të lumtur Xhemal Qefalia: Për drekë them unë Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s’e di ça bën a hëngrën , a koktej Xhemal Qefalia: Drekë, drekë Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi Xhemal Qefalia: Hajde vëlla, mos e çajë tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëmi ai ty, mos ashu gjë nga ato Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë Shef i policisë së Dibrës: Mirë vlla, hajde të përshëndes, ciao! Xhemal Qefalia: Ciao!  

Të këshilluara

Arrestohet ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia

Policia e Shkodrës ka arrestuar para pak çastesh ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia. Ai kërkohej për ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e së martës në KZAZ-në 3 pranë...

23:29

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI