Flash

VIDEO/ Kur Rama u hakërrehej gazetarëve për Gjiknurin: Ku ka dalë o vlla?!

Lapsi.al 20 June 2019
VIDEO/ Kur Rama u hakërrehej gazetarëve për Gjiknurin: Ku ka

Një muaj më parë, në 16 maj kryeministri Edi Rama ishte në emisionin “Opinion” kur sapo ishin publikuar përgjimet e para të “Dosjes 339” nga gazeta gjermane BILD.

Pyetjes së gazetarit Andi Bejtja se përse nuk kishte reaguar duke i larguar emrat e përmendur në dosje, për t’i dhënë një mesazh reflektimi opozitës, kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të largojë njerëz në bazë të përgojimeve.

Bejtja i tha se Gjiknuri ishte në përgjime, por Rama nisi të tallej: “O vlla… Ku ka dalë o vlla…”.

Më poshtë biseda dhe video e emisionit, por edhe pergjimet e BILD ku flet Damian Gjiknuri.

DEBATI

Edi Rama: Kush ka dalë në dosje, ma thuaj ti se unë nuk e di.

Andi Bejtja: Damian Gjiknuri.

Edi Rama: Ku e ke në dosje?

Andi Bejtja: Ka dalë o vlla…

Edi Rama: O vlla ku? O vlla ku, ma nxirr.

Andi Bejtja: Vangjush Dako.

Edi Rama: Më thuaj ku ka dalë Damian Gjiknuri… ka dalë o vlla, hë vlla ku ka dalë, më trego ku ka dalë.

Blendi Fevziu: (Për) Damian Gjiknuri ka një koment, por nuk është parë përgjimi.

Edi Rama: Vangjush Dako ka dalë duke thënë çfarë? Më thuaj se nuk dua ta rikthej gjithmonë atë histori, sepse nuk dua në asnjë mënyrë se dikush të mendojë se unë po komentoj, sepse ka një proces për Saimir Tahirin dhe unë respektoj procesin.

Andi Bejtja: Po s’thashë gjë…

Edi Rama: Jo më nuk the ti, do them unë tani, do flas dhe unë.

Edi Rama: Por nuk e nxorët akoma mësimin mor zotëri. E bëtë këtë milet të flasë me vete, duke u marrë me përgojime, me muhabete jo ky i tha kështu, jo ky ashtu.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/gjiknuri.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergjimi-1.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergjimi-4.mp4"][/video]

 

[video width="832" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/9.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

Arrestohet ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia

Policia e Shkodrës ka arrestuar para pak çastesh ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia. Ai kërkohej për ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e së martës në KZAZ-në 3 pranë...

23:29

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI