Burime të Lapsi.al konfirmojnë se disa ambasada në Tiranë u kanë dërguar e-mail shtetasve të tyre që gjenden në Shqipëri. Selitë diplomatike u kanë kërkuar shtetasve ayre të regjistrohen në sistemin e emergjencës që të tregon këshillat e sigurisë në rast rreziku.
Të njëjtat burime sqaruan se ky është një lloj protokolli sigurie që nëse ndodh diçka të gjithë shtetasit e huaj të jenë të lajmëruar në kohë reale. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën. Burimi i tha Lapsi.al se ky protokoll të tregon ku të lëvizësh dhe kë të kontaktosh në rast rreziku.
Kjo nuk është aplikuar në asnjë nga zgjedhjet parlamentare në të kaluarën dhe është një shenjë se selitë diplomatike në Tiranë mund të kenë informata që situata në Shqipëri rrezikon të përshkallëzohet me afrimin e datës 30 qershor. ©LAPSI.al