Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar këtë të mërkurë 10 përgjime të reja ku dëgjohen ish-ministrat e Ramës, deputetët dhe shefat e policisë që flasin me emra të akuzuar nga opozita si pjesë e botës së krimit si Ymer Lala që falsin për manipulimin e zgjedhjeve lokale të shtatorit 2016 në Dibër.
Pas publikimit të tyrer ka reaguar kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
“Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar” – shkruan Basha në Facebook. ©LAPSI.al