Flash

Përgjimet e Bild/ A është Edi Rama shefi i zyrës së madh me të cilin flet Ymer Lala?

Lapsi.al 19 June 2019
Përgjimet e Bild/ A është Edi Rama shefi i zyrës së

Në një nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të publikuara sot nga gazeta gjermane Bild, është edhe biseda midis atij që konsiderohet nga gazeta si bos i mafies me persona të tjerë.

1

Lala pyet dikë në telefon nëse ishte veshur mirë pasi do të shkonte në një zyrë të madhe.

Përgjimi nr.1

Imer Laka flet me një grua me emrin Rata.

Imer Lala: Rata, po shkoj në një zyrë të madhe (dyshohet se është zyra e Edi Ramës) A thu jam vesh mirë aaa…?

Gruaja me emrin Rata: Po mirë mo je.

Imer Lala: Ma fut atë gjanë, se e kam harru pa karikim.

Gruaja me emrin Rata: E kam karikuar, pa merak.

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Gruaja me e emrin Rata: Jam këtu.

Imer Lala: Në rregull. Nga ora 11:30 nisu.

Gruaja me emrin Rata: Ok, në rregull. (flet me një vajzë që e pyet se ku është. I thotë se tani është kthyer nga kafja)

Biseda 2

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (dyshohet Edi Rama). Do i shkoj në zyrë. Sa të dal po ta bëj një telefon, se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala: Ore zotëri po ku je mor? Ti rashë edhe telefonit.

Një person i panjohur: E kam mbyllur.

Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?

Personi i panjohur: Po një herë për një herë, s’kemi çfarë të bëjmë.

Imer Lala: Se isha te ai babloku i madh (dyshohet Edi Rama), tashi sa dola.

Personi i Panjohur: Po?

Imer Lala: Po qeshë me Qifin qëparë…

Personi i panjohur: Ëhë

Imer Lala: Ti mos e rruaj l… për asgjë.

Personi i panjohur: Unë ëë?

Imer Lala: Hajde nisu tani dhe flasim.

Personi i Panjohur: U kry

Imer Lala: Hajt se do vi atje unë sot.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI