Flash

"Tërmet" në Vlorë/ Edi Rama presion Dritan Lelit të japë dorëheqjen, gati Afrim Qëndro

Lapsi.al 5 March 2021
"Tërmet" në Vlorë/ Edi Rama presion Dritan Lelit

Fushatën e Vlorës, Edi Rama ia ka besuar Damian Gjiknurit, i cili ka në menaxhim të gjithë infrastrukturën e mundshme të qytetit, pa kursyer as Bashkinë.

Por gjatë viteve, kur ka drejtuar fushatën e PS në Vlorë, mes Damian Gjiknurit dhe kryebashkiakut Dritan Leli është farkëtuar dalëngadalë një marrëdhënie konfliktuale, një dualitet në drejtimin e punëve, që takim pas takimi u shndërrua në armiqësi. Pakënaqësitë janë akumuluar deri në pikën që bashkëpunimi mes të dyve është bërë sot i pamundur dhe është në ngërç total.

https://lapsi.al/2019/06/19/pergjimi-4-i-bild-ymer-lala-dhe-damian-gjiknuri-ne-pergjimet-e-dibres-termet-termet/

Siç ka raportuar më parë Lapsi.al, Gjiknuri ia ka thnë troç Ramës që mes tij dhe Lelit ka një konflikt të pakapërcyeshëm. “Unë me Lelin jam humbës në Vlorë, më ço ku të duash në një qark tjetër, jo në Vlorë me Dritan Lelin” ishin fjalët e Gjiknurit në 28 qershor, vjet në Zvërnec gjatë një mbledhjeje, ku ishte i pranishëm edhe vetë Leli.

Pasi ka dëgjuar këto fjalë nga Gjiknuri, Rama pati atëherë një shpërthim nervash, duke i thënë Lelit: “Me nxive faqen në Vlorë, sondazhet më nxjerrin me 30%. Kam hedhur gjithë këto para në Vlorë dhe ti po më shkatërron gjithçka.”

Me kalimin e muajve, kryeministri u duk sikur gjeti paqe me Dritan Lelin dhe të dy, patën disa dalje publike. Por siç e ka zakon, kryesocialisti e serviri të ftohtë "zgjidhjen".

https://lapsi.al/2020/06/28/rama-flet-publikisht-per-sherrin-me-lelin-duhet-te-punoje-me-shume/

Këto ditë, Rama i ka bërë Dritan Lelit një ofertë, që ai nuk mund ta refuzojë. I ka kërkuar të japë dorëheqjen nga Bashkia dhe të pranojë të futet si kandidat për deputet në listën e Vlorës. Një lëvizje e tillë edhe justifikon mënjanimin e Dritan Lelit pa zhurmë nga Bashkia e Vlorës, edhe i krijon Gjiknurit terren për të punuar "i qetë" duke e shfrytëzuar plotësisht institucionin për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nëse Leli jep dorëheqjen, drejtimin e institucionit e merr nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, bashkëpuntor i ngushtë i Damian Gjiknurit. që nga koha kur njëri ishte Ministrinë e Energjisë dhe të Infrastrukturës dhe tjetri drejtor i ARRSH-së.

https://lapsi.al/2020/07/23/rama-si-berisha-me-sefgjinin-rehabiliton-deshmitarin-e-krimit-te-tij/

Por propozimi i Ramës nuk është pritur mirë nga Dritan Leli. Një burim pranë PS së Vlorës tha për Lapsi.al se kryebashkiaku e ka refuzuar kryeministrin.

Ende nuk është e qartë megjithatë, nëse Rama i ka propozuar Lelit një vend të sigurtë në listën e kadidatëve, apo ai do të jetë nga fundi i saj. Në të gjitha rastet, skema nuk është pritur mirë nga Dritan Leli që duhet të mendohet mirë kur t'i thotë JO Edi Ramës.

Në kujtesën e vlonjatëve është ende e freskët historia e Shpëtim Gjikës, kryebashkiakut që nuk e pranoi ofertën e Ramës, për të mos rikandiduar. Gjika u arrestua për lejet e ndërtimit që kishte dhënë dhe provoi qelitë e burgut. U desh të kalonte nëpër një kalvar të gjatë gjyqësor deri sa t'i kthehej jetës normale.

Prandaj, për të evituar një përplasje të fortë me Ramën në situatën e krijuar, kryebashkiaku Dritan Leli ka shmangur sa më shumë kontaktet me kryeministrin dhe nuk është çudi që celulari i tij të rezultojë i fikur këto ditë.©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI