Flash

Zgjedhjet në Dibër/BILD nxjerr një përgjim të ri: Gjiknuri flet me kryepolicin e Dibrës

Lapsi.al 19 June 2019
Zgjedhjet në Dibër/BILD nxjerr një përgjim të ri:

Gazeta Gjermane Bild sapo ka publikuar një përgjim të ri ku dëgjohet ish-ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe biznesmeni Bekim Krashi dhe shefi i policisë së Dibrës që flasin për strategjinë e fitores në Dibër.

“Një shef policie që bën një plan për manipulimin e zgjedhjeve dhe që pas kësaj flet me një ministër. Një ministër që komunikon me një mafioz”. kështu paralajmëron Gazetari i Bild Peter Tiede përgjimet e reja që do të publikohen së shpejti.

Në faqen online të gazetës është publikuar ky njoftim që është një provë më tepër për manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme në 2017 

Teksti i bisedës

 

Shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga është kapur në përgjime duke biseduar me ministrin e Transporteve Damian Gjiknuri gjatë shtatorit 2016, kur edhe u zhvilluan zgjedhjet lokale në Dibër.

Shefi i policisë i thotë Gjiknurit pse nuk kishte besim tek ai, por ministri i përgjigjet se ishte shkaktuar tërmet, me sa duket pas rezultatit të zgjedhjeve.

Në një bisedë tjetër me një tjetër person nga zona, kryepolici thotë se e ka për detyrë të çojë rezultatin mbi 1 vota përpara kundërshtarit.

Përgjimi 1: Shefi i policisë së Dibrës flet me ministrin Damian Gjiknurin.

Shefi i policisë së Dibrës:

Bekim Krashi: Hë djalosh, çfarë keni bërë se e keni myt fare. Nuk jeni duke lënë gjë. Plus, duke qenë kudo. Vetëm në (nuk kuptohet) nuk jeni aq shumë, minus 10. Unë do të marr të gjitha të dhënat dhe do t’i jap në letër.

Shefi i Policisë: Duhet të kem mbi një mijë vota. Poshtë 1 mijshit nuk e pranojmë.

Bekim Krashi: Ke filluar pretendime të mëdhaja.

Shefi i Policisë: Ej..

Bekim Krashi: Hë!

Shefi i Policisë: O shpirti i vëllait. Kujtove se ishim budallë a si…

Bekim Krashi: Prandaj nuk desha të bëj rrëmujë sepse i di gjërat. Por, u kam dhënë oficerëve mos u lodh fare.

Shefi i Policisë: O shpirti i vëllait, ajo strategji ime funksionon.

Bekim Krashi: E di mo e di. Ti e ke deklaruar se je komisar policie.

Shefi i Policisë: E ke Damian Gjiknurin aty?

Bekim Krashi: Po! Do t’ia jap telefonin?

Shefi i Policisë: Jepja pak. O shef…

Damian Gjiknuri: Ç’po ndodh!

Shefi i policisë: Mirëmbrëma!

Damian Gjiknuri: Hë mo çfarë bën?

Shefi i Policisë: Si je?

Damian Gjiknuri: Tullë fare! Mirë fare!

Shefi i policisë: Nuk pate besim tek unë!

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Ti ishte mjeshtër.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/06/IGjAtmE1bemBYIHBsxUI_19_7f16ef27deeae621e4731734085e7d50_video_360p_converted.mp4

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI