Flash

Carlo Bolino thirrje Edi Ramës: Tërhiqu nga 30 qershori!

Lapsi.al 19 June 2019
Carlo Bolino thirrje Edi Ramës: Tërhiqu nga 30 qershori!

Carlo Bolino, botuesi i njohur për qëndrime pro qeverisë Rama dhe socialistëve në përgjithësi, ka bërë një shkrim në gazetën Shqiptarja.com, ku shprehet se të gjithë aktorët politikë po luajnë me zjarrin, duke e çuar vendin drejt një katastrofe. Ndër të tjera ai i bën thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga 30 qershori.

“Mazhoranca, opozita dhe kreu i shtetit janë si tre trena që po vrapojnë me 200 km në orë drejt të njejtës pikë, në një trajektore përplasje të frikshme. Të gjithë aktorët e kësaj beteje politike, të marrë dhe pa logjikë, po luajnë me zjarrin, edhe një herë mbi kurriz të Shqipërisë. Të gjithë besojnë se kanë të drejtë, të gjithë pretendojnë se veprojnë mbi bazën e parimeve më të larta, por nuk po kuptojnë se flamujt e tyre të shenjtë valaviten mbi një fuçi mbushur me tritol”, shprehet Bolino.

Në këtë shkrim, ndër të tjera, Bolino thotë se nuk ka sens që Edi Rama të vijojë të këmbëngul dhe ta konsiderojë 30 Qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet.

“Luan me zjarrin kryeministri Edi Rama, i cili, në emër të Kushtetutës, këmbëngul ta konsiderojë 30 qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet vendore. Por parimi i pashkelshmërisë së Kushtetutës bie ndesh me parimin e mbijetesës së vendit dhe të bashkëjetesës civile:Përplasjet e fundit tek ambjentet e KZAZ-ve midis policisë së shtetit dhe policive të bashkive të djathta duket se është vetëm fillimi i një përplasjeje më të gjerë, që mund ta ketë pikën kulminante më 30 qershor, por që mund të vazhdojnë edhe më tej. A ka sens qe Rama të këmbëngulë kaq shumë? Dhe, a nuk është më logjike të hiqet dorë nga 30 qershori në emër të çtensionimit dhe thjesht të pretendohet nga presidenti të dekretojë një tjetër datë, duke lënë që, eventualisht, të jetë kreu i shtetit ai që do të gabonte, në rast se nuk e vendos?”

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI