Gazeta gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e së mërkurës 10 përgjime të reja të blerjes së votave në zgjedhjet e 2016-ës në Dibër.
Në përgjimin 7 dëgjohet Ymer Lala, një person me precedentë penalë që flet me një person të panjohur i cili i thotë se njëri prej votuesve nuk ka marrë “kafen” e tij.
Lala i thotë se në zonën ku është ai ka të tjerë që përgjigjen për atë punë. Më pas flasin për një incident që ka ndodhur me deputetin e PD-së Falamur Noka në Maqellarë dhe ku janë rrahur disa persona.
Ymer Lala është edhe babai i deputetes së PDIU, Reme Lala që menjëherë pas fitores kaloi me PS-në. ©LAPSI.al
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/kYK5DUVx23uPhfhva2Xh_19_117e5c1bc0567b630d1ebe47a76d781f_video_720p_converted.mp4"][/video]