Flash

Arrestohet ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia

Lapsi.al 19 June 2019
Arrestohet ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia

Policia e Shkodrës ka arrestuar para pak çastesh ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia. Ai kërkohej për ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e së martës në KZAZ-në 3 pranë shkollës “Shenjaze Juka” e cila u sulmua nga zyrtarë të bashkisë së këtij qyteti dhe disa mbështetës të PD-së.

Gjatë përplasjeve mbështetësit e opozitës i vunë flakën 2 klasave të shkollës ku ndodheshin materialet e zgjedhjeve të 30 qershorit të cilat janë shfuqizuar nga Presidenti Ilir Meta. Protestuesit tentuan të merrnin në kontroll ambientet e KZAZ-së.

Për incidentin janë arrestuar 5 persona nga policia, 14 të tjerë ishin shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI