Flash

Vjen edicioni i katërt i “Summer School”

Lapsi.al 19 June 2019
Vjen edicioni i katërt i “Summer School”

Summer School “War reconstruction and establishment of Peace from the roots of war to the establishment of a lasting Peace”, ka arritur në edicionin e katërt.

E organizuar nga Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në bashkëpunim me Institutin e Ekonomisë dhe Paqes dhe Qendra Confronti, Summer School do të zhvillohet nga 29 gushti deri më 5 shtator, në Tiranë.

Gjatë kësaj jave, profesorë dhe studiues të njohur nga universitete prestigjioze ndërkombëtare, do të ofrojnë njohuri shkencore mbi shkaqet e luftës dhe problemet e ndryshme në lidhje me fazën e “peacebuilding”, që nënkupton rindërtimin e një strukture të re politike, ekonomike dhe shoqërore, me synim të çojë territoret ose vendet në fjalë drejt një paqe të qëndrueshme. Në përputhje me traditën e Shkencës së Paqes, programi është ndërdisiplinor dhe përfshin disiplina të tilla si shkencat politike, ekonomia, historia apo marrëdhëniet ndërkombëtare.

Summer School është një ftesë për studentët, të diplomuarit dhe të punësuarit, të cilët shfaqin interes për studimet e Peace Science, dhe që janë të gatshëm të ndjekin studimet universitare ose të bëhen profesionistë të ardhshëm, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërtimit të paqes.

Për më shumë informacione lidhur me CESPIC Summer School, kontaktoni [email protected] ose vizitoni www.unizkm.al/index.php/en/research/cespic.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI