Flash

Përgjimet e Bild/ Rama: Biseda si ajo kam bërë me mijëra

Lapsi.al 20 June 2019
Përgjimet e Bild/ Rama: Biseda si ajo kam bërë me mijëra

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në punimet e seancës plenare për 10 përgjimet e radhës të publikuara mbrëmjen e djeshme nga tabloidi gjerman “Bild” mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë u shpreh se ky është një skenar i përgatitur nga opozita, e cila ka për qëllim të pengojë hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Marrja peng e procesit zgjedhor, është një orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave. I gjithë plani, me përgjime të pahetuara, por të mbyllura në kasafortë, më pas të dërguara te partia, para se ata të dalin në Gjermani, gjetja  e vendit pikërisht në Gjermani, kalendari i daljes së përgjimeve i përputhur me kalendarin e  protestave, flasin vetë për këdo që dëshiron të shikojë dhe të mendojë. Ato përgjime po e kryejnë funksionin e tyre për objektivin që janë bërë në një betejë zgjedhore ku ka qenë e instaluar e gjithë PD me në krye Bashën, deputetet dhe grupe që ushtronin presion dhe dhunë dhe çuditësisht është vendosur antena mbi shatin e PS dhe jo mbi palën tjetër."- tha kryeministri.

Rama paralajmëroi se do t’u kërkojë gjykatave gjermane të zbardhin të vërtetën lidhur me gjithçka që është thënë referuar atij.

“Brenda 4 javësh unë do i kërkojë gjykatave gjermane që të zbardhin tërësisht të vërtetën, lidhur me gjithçka është thënë në adresën time, ndërkohë që atë bisedë unë e kam bërë dhe do ta përsërosja përsëri dhe biseda të atilla kam bërë me mijëra me gjithë shtabet në vend.”- u shpreh Rama.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Me sytë katër

PAPARAZZI