Flash

Raporti për kriminalitetin, Marku: Vlora me përqindjen më të lartë

Lapsi.al 20 June 2019
Raporti për kriminalitetin, Marku: Vlora me përqindjen më të

Prokurorja e përkohshme e përgjithshme Arta Marku, në seancën e sotme parlamentare ka prezantuar raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018.

Ajo tha se viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët për shkak të vetting-ut.

“Shumë prokurorë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me KPK-në gjatë gjithë vitit. Vettingu i domosdoshëm, por i ka bërë prokurorët të pasigurt dhe apatikë”, tha ajo.

Marku tha se janë ndjekur gjithsej rreth 48 mijë procedime penale.

“Janë mbartuar nga viti 2017 , 10919 procedime penale. Janë regjistruar 109 procedime penale nga ana e prokurorisë. Ndërsa në 2018-ën, janë dërguar në gjykatë 11790 çështje”, tha ajo.

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar gjykata e shkallës së parë në Tiranë.

Përqindja më e ulët e kriminalitetit në Dibër, më e larta në Vlorë. Vjedhja e pasurive përbën numrin më të madh të procedimeve penale të regjistruara, u shpreh Marku.

Të këshilluara

Arrestohet ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia

Policia e Shkodrës ka arrestuar para pak çastesh ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia. Ai kërkohej për ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e së martës në KZAZ-në 3 pranë...

23:29

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Me sytë katër

PAPARAZZI