Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Mësohet se takimi mes dy zyrtarëve të lartë ka nisur në orën 11:00 dhe është mbajtur në selinë blu.
Ky takim zhvillohet në kontekstin e krizë politike të vendit dhe i paraprin protestës së nëntë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, që është njoftuar të nisë nesër në orën 20:00.