Flash

Përgjimet e "Bild", Braçe: Nuk flitet për para në këmbim të votës

Lapsi.al 20 June 2019
Përgjimet e "Bild", Braçe: Nuk flitet për para

Zv-kryeministri, Erion Braçe, i pyetur rreth përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, tha se ato nuk provojnë asgjë.

Braçe u shpreh se në asnjë prej përgjimeve të publikuara, nuk flitet për ofrim të parave për të këmbyer votën.

“Shefi i policisë në Dibër ka ruajtur rendin nga një bandë që ka dhunuar përfaqësues të PS në disa prej qendrave, ne Maqellarë, me pistoletë në dorë, i cili nuk i është bindur urdhrave të policisë së shtetit në Dibër, duke goditur edhe makinën e policisë së shtetit.

Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjes, duhet të jetë prokuroria që duhet të vërtetojë autenticitetin, në ato që janë zbardhur', u shpreh Braçe.

Një socialist i vjetër kur dëgjoni këtë gjë?

Braçe: Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë. Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka folur me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për partinë e tij

E ka kërcënuar me heqje nga puna?

Braçe: E para po flasim për rast konkret dhe sipas rastit konkret, Ndreu ka identifikuar të dy personat edhe atë me të cilin ka folur dhe atë që ka përdorur atë shprehje, dhe ai nuk është i PD, por i angazhuar në PS sipas ligjit. E para të ndajmë që nuk bëhet fjalë për mësuesit e Dibrës, por për njerëz që janë në PS.

Të këshilluara

Arrestohet ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia

Policia e Shkodrës ka arrestuar para pak çastesh ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia. Ai kërkohej për ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e së martës në KZAZ-në 3 pranë...

23:29

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Me sytë katër

PAPARAZZI