Pas publikimit të 10 përgjimeve të radhës të tabloidit gjerman “Bild” mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, emri i të cilit shfaqej në një bisedë aspak etike me shefin e Policisë lokale, Robert Agën, që e përgëzon për fitoren.
Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Tahiri shkruan se bisedat në përgjimet e “Bild”, nuk kanë lidhje me vjedhjen e votave, duke mohuar pjesëmarrjen e tij në fushatën elektoralë të Partisë Socialiste në Dibër.
“Shumë nga këta që bëjnë moral në politikë, media e portale, fjalorin e atillë e shumë më tepër se aq e kanë të shkruar në ballë në vendime qeverisë, në akte publike a sjellje të përditshme, përsëri ç’u degjua prej meje nuk përputhet kërkund me vlerat që duhet të tregojme, qoftë edhe në jetën a bisedat private.
Përpos kësaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo çdo lloj manipulim tjetër. E po kështu asnjë veprim i imi, në një fushate si ajo e Dibrës ku nuk kam marrë pjesë asnjë ditë, në cilëndo mënyrë.”- shkruan ndër të tjera Tahiri në postimin e tij.

PERGJIMI I TAHIRIT
Në përgjimin numër tre, nga 10 përgjimet e publikuara nga “Bild”, ditën e sotme, shfaqet duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë, deputetin Xhemal Qefalia dhe me kryetarin e Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.
Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Ish-ministri i kalon Robert Agës në telefon, Ulsi Manjën, i cili i thotë se po shohin për të një pozicion pune më të lartë pune për të.
Përgjimi numër tre:
Bert Aga: O shoku im si je?
Xhemal Qefalia: Ej jam në një tavolinë kështu, ku ke qejf me shku ti në Bulqizë?
Bert Aga: Po
Qefalia: A?
Bert Aga: Po
Xhemal Qefalia: Ok, hajt ciao.
Bert Aga: Kush thotë?
Xhemal Qefalia: Jemi këtu me Kryeministrin dhe ministrat
Bert Aga: Jo jo, unë ju garantoj t’ju jap çfarë t’ju dojë qejfi
Xhemal Qefalia: Se mos bimë atë Keshin aty. Si thua ti?
Bert Aga: Po mirë më
Xhemal Qefalia: Për kokën tate po, a do foto nga tavolina?
Bert Aga: Haj o burrë, jepja ndonjë dashnorje fotot.
Xhemal Qefalia: Pse e mbylle telefonin, ja ta qis pak ministrin ti flasësh se na çave trapin. (ktehet) ej o Saimir foli pak këtij shokut tim nga policia.
Sajmir Tahiri: Alo o Berto
Bert Aga: Mirmbrëma si je?
Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin mua të të falënderoj unë ty, nuk është në rregull…
Bert Aga: Jo, të lutem
Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon..
Bert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer
Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin je i madh
Bert Aga: E kam detyrim
Saimir Tahiri: Dhe mos e rruj k*rin për ato që thonë ata se nuk na ha t*api ne për aat
Bert Aga: Unë jam ushtari jot
Saimir Tahiri: Ke të fala edhe nga Ulsiu, foli një çikë Ulsiut
Ulsi Manja: Ku je mo vëlla
Bert Aga: Si të shkon ty?
Ulsi Manja: Hiç më, me kryeministrin
Bert Aga: Ej, unë më duhet me shku pak atje
Ulsi Manja: Ku mo?
Bert Aga: Te Bulqiza
Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më lart o burrë
Bert Aga: Mir mir ju e dini, po e kam qejf atë
Ulsi Manja: tani do më dëgjiosh mua, do flasësh me Xhemalin sepse e kam shefin e Komisionit të Sigurisë, ne e bëjmë fjalën për më lartë e ët na duhesh për ndonjë gëj më të madhe se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im
Bert Aga: Mirë mo, mirë
Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin koherent se atë kemi autorizu si kryetarë komisioni
Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës unë
Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.
Ulsi Manja: Është anëtar i komisionit të sigurisë, i shef këto si kryetar i komisionit të sigurisë.
Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.
Ulsi Manja: Ore është kryetar i Komisionit të Sigurisë. I shef këto. Dakord.
Bert Aga: Jam ushtar i Bertit thotë se Berit ka qenë komandat.
Ulsi Manja: Në rregull, hajde!
Bert Aga: Si e merr ministrin ashtu në telefon o…
Xhemal Qefalia: Je shoku im, mos tall k…me mua. A do të të qis Ramën të flasësh.
Bert Aga: Po le o vëlla tani.
Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën. Je shoku im apo jo?
Bert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.