Flash

Dosjet "339" dhe "184", Marku: Kanë hyrë në histori, prokurorët të nxjerrin konkluzionet

Lapsi.al 20 June 2019
Dosjet "339" dhe "184", Marku: Kanë hyrë në

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, pas prezantimit të raportit të përpiluar nga organi i akuzës lidhur me kriminalitetin në vend gjatë vitit 2018, iu referua edhe dosjeve të shumëpërfolura “339” dhe “184”.

Marku u shpreh se ka ardhur koha që këto çështje të zgjidhen dhe për këtë arsye, u ka kërkuar prokurorëve përkatës që kanë nën ngarkim dosjet, që të nxjerrin sa më shpejt konkluzionet dhe të dërgojnë çështjet në gjykatë.

Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë ë drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pas vetë transkripte. Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë, për 339 dhe një oficeri policisë gjyqësore. Kjo dosje kur u morë nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur, ka ardhur momenti.

Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Ju kam kërkuar në çdo takim, që t’iu japin zgjidhje këtyre çështjeve. Për nxjerrjen e sekretit po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet, por se nxjerrja e sekretit nga prokurorët përbën vepër penale dhe nuk mund të anashkalohet. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t’i drejtohen gjykatës”, ka thënë Marku.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Me sytë katër

PAPARAZZI