Flash

KQZ e cilësoi inekzistent dekretin e presidentit, reagon Meta: Institucionet të zbatojnë ligjin

Lapsi.al 18 June 2019
KQZ e cilësoi inekzistent dekretin e presidentit, reagon Meta:

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së bërë sot nga KQZ, e cila e konsideroi inekzistent dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.” thuhet në deklaratë.

Ka patur disa përplasje në KZAZ-të e vendit në lidhje me zbatimin e dekretit të Presidentit. Disa bashki kanë dorëzuar urdhrin për lirimin e ambjenteve, me qëllim respektimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI