Flash

PD: Rama ka shkelur Kodin Penal, duhet të dënohet 1-3 vite burg

Lapsi.al 18 June 2019
PD: Rama ka shkelur Kodin Penal, duhet të dënohet 1-3 vite burg

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur përgjatë konferencës së PD se kryeministri Rama duhet të dënohet me 1-3 vite burg për shkak se ka shkelur Kushtetutën, duke shfrytëzuar për vota punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore.

"Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a dhe parashikon ndalimin e shfrytëzimit të një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore. Është kryeministri i vendit, funksionari më i lartë që përdor burime njerëzore me qëllim favorizimin e partisë së tij në zgjedhje. Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në ministrinë e brendshme për votat e partisë së tij. Ky nen është totalisht i konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi", u shpreh Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI