Flash

“Ditën që Rama më kërcënoi...”, gazetari gjerman shigjeton sërish kryeministrin

Lapsi.al 18 June 2019
“Ditën që Rama më kërcënoi...”, gazetari

 

Gazetari gjerman i tabloidit “Bild”, Peter Tiede, ka reaguar sërish përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, lidhur me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama. Pas publikimit të 16 audio-përgjimeve mbi dosjen 184, kreu i qeverisë paralajmëroi se do ta padiste gazetarin në një gjykatë gjermane, me arsyetimin e drejtësisë së munguar.

Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar", shkruante Rama në “Twitter”.

Ndërsa, Tiede, ka zgjedhur të komentojë deklaratën e Ramës duke vënë theksin tek rastësia ironike e vizitës në Tiranë të një delegacioni të Bashkimit Evropian mbi lirinë e medias dhe fjalën e lirë, me kërcënimin për ngritjen e një padie ndaj tij.

Ditën kur Kryeministri Rama më kërcënoi se do të më padiste për publikimin e përgjimeve, një grup delegacioni zbarkon në Tiranë lidhur me lirinë e medias, fjalës së lirë nga Bashkimi Europian.”-  ka shkruar gazetari.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI