Flash

Rreziku për rikthimin e vizave, Meta: Deklarata e Avramopoulos, këmbanë alarmi

Lapsi.al 18 June 2019
Rreziku për rikthimin e vizave, Meta: Deklarata e Avramopoulos,

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me rikthimin e mundshëm të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Kreu i shtetit i është referuar depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave, si edhe deklaratës së Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili paralajmëroi ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, në drejtim të lëvizjes së lirë.

Sipas Metës, një paralajmërim i tillë është një kambane alarmi, ndaj institucionet shtetërore përgjegjëse duhet të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje, e cila mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. “Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë”- thekson presidenti.

Meta bën thirrje që të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme, duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të prapësonte lëvizjen pa viza të shqiptarëve. “Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon...Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve”, deklaron presidenti.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI