Flash

Sa do rrijë Rama në pushtet? A do shkarkohet Meta? Astrologia Meri Shehu thotë se...

Lapsi.al 17 June 2019
Sa do rrijë Rama në pushtet? A do shkarkohet Meta? Astrologia Meri

Për situatën politike diskutohet në çdo studio televizive. Tashmë edhe vetë Rama ka filluar të hedhë fall për të ardhmen. Mëngjesin e së hënës, një përgjigje të pyetjeve serioze e ka dhënë në mënyrën e saj edhe astrologia Meri Shehu në emisionin “Wake Up”.

Shehu u shpreh se nuk pritet të ketë një shkarkim të Presidentit, Ilir Meta, por do të ketë një konsensus mes palëve.

“Nuk besoj se do të ketë shkarkim! Por presupozohet me ato që unë kam parë, që Meta dhe Rama të gjejnë një konsensus”, tha ajo.

Ndërkohë Meri e bëri parashikimin bazuar në pozicionimin e yjeve në tre shenjat kryesore, si Dashi që është Ilir Meta, Gaforrja që është Edi Rama dhe Binjakët që është Lulzim Basha.

Moderatorët e pyetën Shehun edhe në lidhje me protestat e opozitës, ku ajo tha se Binjakët këtë periudhë nuk mund të japin një drejtim të madh, një hov.

“Binjaku njihet si shenjë që nuk është i lindur të bëjë gjëra shumë të mëdha. Shumë, shumë, të bëjë deklarata, të punojë në televizion. Si politikan nuk arrin aty ku supozohet. Është inteligjent por …”, u shpreh Meri.

Shehu u pyet “se sa vite parashikon që të rrijë në pushtet Edi Rama. A do ta thyejë rekordin e Enver Hoxhës?”.

“Për aq vite sa rreth e rrotull do të ketë njerëz që nuk dinë ta sulmojnë siç duhet, më vjen keq por ju ka kapur”, - tha astrologia.

https://www.youtube.com/watch?v=RXG2H0EACyY&feature=player_embedded

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI