Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit të cilët u arrestuan pasi më datë 13 qershor, pasi sulmuan me sende të forta eskortën e Kryeministrit Edi Rama, duke tentuar të pengojnë mitingun në këtë qytet.
Prokuroria kishte kërkuar burg për 5 prej tyre por gjykata ka vlerësuar masën e sigurisë “Arrest me burg” vetëm për kryetarin e Degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, kreun e PD-së në Përrenjas, Arjan Kariqi si dhe për dy prej mbështetësve të PD-së, Bujar Kojku, nga Librazhdi dhe Dashamir Boja nga Cërriku.
Për ish-deputetin e PD-së Aurel Bylykbashi, është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe e njëjta masë është vendosur edhe për sekretarin e PD-së në Librazhd, Erlind Gurra dhe për sekretarin e PD-së në Përrenjas, Leonard Ozuni.