Flash

Rama zbulon në Pustec bisedën me presidentin maqedonas (dhe i fut një kunj Metës)

Lapsi.al 16 June 2019
Rama zbulon në Pustec bisedën me presidentin maqedonas (dhe i fut

Gjatë fjalës së tij në Pustec, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama tha se pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovskit, i cili i bëri thirrje Europës ta veçojë Maqedoninë nga Shqipëria, kishte folur me të.

“Presidenti i Maqedonisë kishte bërë një deklaratë ku nënkuptonte se mund të ndahen në trajtimin e tyre. Presidenti më shkroi dhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por e vërteta është që ka një dallim të rëndë për të ardhur keq për ne”- tha Rama që nuk harroi të shigjetojë presidentin shqiptar.

“Presidenti i Maqedonisë është pjesë e përpjekjes së popullit të tij për të bindur vendet anëtare, KiE-në, ndërsa Presidenti i Shqipërisë është pjesë për të kundërtën, për të krijuar një dyshim që të kthehet në bindje te disa nga vendet, apo te ata që duhet t’i bindim së bashku.

Me sjelljet, qasjet dhe papërgjegjshmërinë dhe ndërhyrjen skandaloze në procesit zgjedhor në funksion të një plani ku ai dhe Berisha janë koka, Lulzimi dhe fallxhorja janë marioneta.

Presidenti na bën të ndihemi të turpëruar. Ai duhet të merret me qetësimin e fallxhores dhe të ndalonte kafen turke në Shqipëri deri në 30 qershor dhe qetësimin e doktorit. Çfarë i kushton Metës ta ndalonte kafen turke dhe nuk kishte më situata qesharake dhe të rrezikshme” - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI