Flash

“Ramës po i vjen fundi”, Basha-qytetarëve: Asgjë e keqe s’do të ndodhë

Lapsi.al 16 June 2019
“Ramës po i vjen fundi”, Basha-qytetarëve: Asgjë e

Lulzim Basha sulmoi ashpër Edi Ramën duke i kujtuar atij se Shqipëria nuk do të digjet, pavarësisht gjuhës që përdorë kryeministri. Ai shton se i vetmi që do të largohet nga pushteti është Edi Rama së bashku me mercenarët e tij.

Sipas Bashës, opozita shqiptare nuk trembet dhe këtë po e tregon çdo ditë nëpër rrugët e Shqipërisë, e cila e pret me protesta Ramën  gjatë takimeve të tij elektorale.

“Shqiperia nuk do te digjet! Opozita nuk trembet! Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet. Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse.

Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendor të tij.

Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm! Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë. Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin. #ShqipëriaSiEuropa #21qershor” - shkruan Basha.

Të këshilluara

Aksident tragjik pranë TEG, shuhet familja

Një aksident tragjik me vdekjen e 3 anëtarëve të një familje ndodhi mbrëmë në Tiranë. Një makinë ku udhëtonte një familje me katër anëtarë dhe një i afërmi i...

10:20

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI